Top News -‘Shqiptarë, anëtarë të ardhshëm.’ Presidenti i këshillit të BE mesazh për Ditën e Europës’
09/05/2026 11:25

Në Ditën e Europës, Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa përcolli një mesazh për qytetarët shqiptarë, si anëtarë të ardhshëm të unionit europian. “Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Europës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtonin një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë e madhe për ta bërë këtë realitet. Shqipëria ka shënuar përparim të konsiderueshëm në negociata gjatë vitit të fundit. Ju inkurajoj të vazhdoni me ritmin e reformave. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Rroftë Europa!” Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh se në këtë ditë vlerësohen të gjithë ata, të cilët bënë realitet projektin e Bashkimit Europian, që ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, solidaritetin dhe lirinë. Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria është më afër se kurrë për të qënë pjesë e familjes europiane. Kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë ditë me një fotografi të shkrepur nëntorin e vitit të kaluar, ku përkrah komisioneres europiane të zgjerimit, Marta Kos festohej çelja e të gjithë grupkapitujve të negociatave të Shqipërisë me unionin europian. Shefi i diplomacisë, Ferit Hoxha nënvizoi se për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion, por një zgjedhje vlerash dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35
Top Channel/ Pas një ore në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama del nga mbledhja e grupit të PS
26/10 11:13
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32