Një 31-vjeçar nga Lezha u arrestua pasi lëvizte me armë zjarri pa leje dhe municion luftarak. Ted Marku u ndalua nga forca e posaçme Shqiponja pranë rrethrotullimit të Rinasit. Aksioni I koduar Black 2 u zhvillua pas informacioneve të siguruara dhe në rrugë operative nga ana e agjentëve të inteligjencës se një person po lëvizte I armatosur. Marku ishte duke lëvizur me makinë kur u prangos nga ana e agjentëve, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, I gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion.