“ Aty ku riedukohen gazetarët! Kryeministri shqiptar Edi Rama ka sulmuar gazetarët, duke kufizuar aksesin në informacion dhe duke kërcënuar redaktorët. Vendi i tij tani është i vendosur të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por, a e di Brukseli se çfarë po bën Rama?” Me këto fjalë fillon hulumtimi i gazetarit gjerman Birger Schuetz, për gazetën prestigjozen “frankfurt allgemeine zeitung”. Një hulumtim ku ceken të gjitha episodet e cënimit të lirisë së medias, nën hijen e arsyes se pa media të fortë dhe të pavarur, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i pamundur.