European Business Magazine i ka kushtuar një artikull përpjekëjes së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian si dhe reformave të ndërmarra deri më tani, përfshirë zbatimin e ligjit. Duke e etiketuar si një teskt përcaktues për besueshmërinë e politikës së zgjerimit të Unionit, European Business Magazine ndalet dhe tek zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen që lidhet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cila sipas kësaj mediaje nxjerr në pah probleme të thella qeverisjeje që BE-ja nuk mund t’i injorojë.