Deputetët konservatorët britanikë kërkojnë nga Shqipëria ndjesë për situatën e krijuar me emigrimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë përmes kanalit të La Manshit. Njëri prej tyre, Tim Loughton, duke folur për ‘The National’ tha se Shqipëria i detyrohet një ndjesë të madhe Britanisë për rolin shkatërrues që po luajnë emigrantët e paligjshëm duke kaluar me gomone në kanalin La Manshit.