Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, e ka renditur Shqipërinë mes vendeve kandidate që po shënojnë progresin më të madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë, Kos tha se viti 2026 pritet të jetë një vit rekord për zgjerimin e BE-së, ndërsa theksoi se Shqipëria ka kaluar një nga standardet më të rëndësishme të procesit, atë të sundimit të ligjit. “Shqipëria sapo ka kaluar kriterin e përkohshëm shumë të rëndësishëm mbi sundimin e ligjit dhe ka filluar mbylljen e kapitujve”, u shpreh komisionerja evropiane.