Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeteve të Bashkuara. Mandati presidencial fillon më 1 shtator dhe shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka shpalosi nismat që do të ndërmerren pas eksperiencës së vyer të akumuluar gjatë 20 muajve të fundit.