Ekosistemi shqiptar i inovacionit, që po konsolidohet si një rrjet sipërmarrjesh, me ambicie ndërkombëtare, po prezantohet në Bits & Pretzels 2026, një nga eventet më të rëndësishme europiane të startup-eve dhe inovacionit, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Në këtë festival, Shqipëria, që këtë vit ka statusin e vendit partner, po përfaqësohet me 17 startup-e, të cilat përmes historitë së të suksesit, prezantojnë dhe transformimin që po kalon ekosistemi shqiptar i inovacionit.