Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Europian. Urat që e lidhin me të po forcohen çdo ditë e më tepër përmes komunikimit, teknologjisë dhe infrastrukturës digjitale. Pak javë pasi Këshilli Europian i dha dritën jeshile nisjes së negociatave për heqjen e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, One Albania prezantoi vizionin e grupit hungarez 4iG për të mbështetur këtë process duke afruar qytetarët shqiptarë me eksperiencën europiane të komunikimit. Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli u ndal te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.