“Shqipëria mund të jetë porta e gazit natyror në tregun evropian” Kështu shprehet drejtori i Përgjithshëm i “Excelerate”, Steven Kobos, në një intervistë për “Bloomberg”. Kompania amerikane e gazit natyror të lëngshëm ‘Excelerate Energy’ pritet të furnizojë termocentralet lundruese në Shqipëri. “Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë”, u shpreh fillimisht miliarderi i naftës. Referuar marrëveshjes për centralet lundruese, Kobos shpreson që ajo do të çojë në mundësinë për të ofruar gaz natyror dhe për të shitur gazin e lëngshëm në Evropë. “Excelerate” do të sigurojë anije që do të gjenerojnë energji elektrike dhe do të forcojnë rrjetin në Shqipëri.