Me parrullat ‘Shqipëria nuk është në shitje’, qindra emigrant shqiptarë protestuan këtë të diel në Bruksel, Gjenevë dhe Londër. Në Bruksel, tubimi u mbajt para godinës së Parlamentit Europian, ku organizatorët lexuan edhe një deklaratë me kërkesat drejtuar Qeverisë shqiptare. Dhjetëra shqiptarë u mblodhën para godinës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës. Protestat vijuan edhe në Londër, ku shqiptarët u mblodhën para godinës së Ambasadës Shqiptare me pankarta ‘Shqipëria nuk është në shitje’.