Të larguarit nga kampi i muxhahedinët rrëfyen për Top News gjithë veprimatrinë që kryhej nga opozita iraniane duke filluar nga rekrutimi i anëtarëve të MEK, direktivat për aktet terroriste dhe sulmet kibernetike. Sipas tyre, muxhahedinët e shihnin Shqipërinë si një vend të sigurt ku mund të vazhdonin veprimtarinë e tyre, edhe pse marrëveshja fillestare me shtetin shqiptar ishte për qëllime humanitare.