Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim me publikun projektligjin për krijimin e forcave rezerviste të Ushtrisë Shqiptare. Projektligji parashikon ngritjen e një strukture me 2100 anëtare, ose 25 për qind i personelit aktiv të Forcave të Armatosura, që sot numërojnë 8500 anëtarë.