Sali Berisha thotë se Shqipëria ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm në historinë e saj teksa shtoi se zgjidhja për këtë udhëkryq është vetëm një. berisha - Dorëheqja dhe vetëm dorëheqja e këtij armiku të rrezikshëm të paqes, stabilitetit, qenies, rendit, sigurisë së shqiptarëve, është kushti më themelor për zgjidhjen e kësaj krize që po përpin vendin çdo ditë e më shumë. Edi Rama, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze, për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme, po kalon në veprimtari të tjera, në asgjësimin e sistemit të drejtësisë, në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten e tij dhe bandën e tij plaçkitëse qeveri. Berisha komentoi edhe nismën ligjore të socialistëve kundër pezullimit të ministrave.