Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Ëaters ka zgjënjyer mijëra fansa pas deklaratave në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku mbrojti pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ëatërs është përplasur ashpër ndër të tjera edhe me ambasadorin shqiptar Ferit Hoxha, i cili ka reaguar me shpejtësi, duke hedhur poshtë komentet e muzikantit të famshëm. Ish-basisti i Pink Floyd tha para Këshillit të Sigurimit se pushtimi i Ukrainës ishte i paligjshëm dhe ai e dënon atë “në mënyrën më të fortë të mundshme”. Por ai la të kuptohej se fajin për luftën e kishte edhe Kievi.