Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me ngjarjen e rëndë në Gjermani, ku një person përplasi me makinë një turmë me njerëz që ishin mbledhur për marshimin e krenarisë, ndërsa mbeti një viktimë dhe u plagosën 16 të tjerë. Në një postim në X, Rama thotë se nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, pavarësisht formës që shfaqen.