Shqipëria I ka hapur rrugën një huamarrje të madhe ushtarake nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes. Këshilli I Ministrave miratoi këtë të premte në parim, marrëveshjen e huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF).