Tregtimi i mallrave në Shqipëri ka shënuar rekord çmimesh, në një moment kur të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë. Paga mesatare në Shqipëri përllogaritet të jetë, 410 euro neto, pra në orë një shqiptar paguhet mesatarisht 2.36 euro. E thënë më thjesht, një qytetar shqiptar punon një orë për të blerë një litër naftë, e kundërta ndodh në Zvicër ku është pothuajse i njëjti nivel tregtimi nafte, por qytetarët mund ta blejnë me punën e vetëm katër minutave.