Top News – Shqipëria, kodi i zi për aksidentet/ 13 këshilla për ata që drejtojnë makinat
17/01/2021 14:11

Në raport me Popullsinë, Shqipëria ka një numër të lartë aksidentesh me pasoja fatale. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit që u mbyll edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë, u regjistruan 6248 aksidente rrugore dhe 159 persona humbën jetën. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka 13 këshilla për drejtuesit e makinave dhe qytetarët për të shmangur aksidentet. Urgjenca gjithashtu ka bërë edhe një bilanc të llojeve të aksidenteve të ndodhura në Shqipëri, duke i ndarë në disa kategori si: "Kodi i Zi: 159 aksidente me pasojë vdekjen; Kodi i Kuq: 1475 aksidente me rrezikshmëri të lartë për jetën; Kodi i Verdhë: 2951 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën; Kodi Jeshil: 1549 aksidente jashtë rrezikut për jetën; Kodi i Bardhë: 114 aksidente pa dëmtime dhe jashtë rrezikut për jetën". Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara. 13 janë këshillat e Urgjencës Kombëtare, të cilat fillojnë me respektimin e rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën vertikale e horizontale, kontrollin e mjetit përpara nisjes, respektimin e shpejtësisë dhe ngadalësimin e saj, vendosjen e rripit të sigurimit, mbajtjen e fëmijëve në sediljen e dedikuar. Një tjetër këshillë për shmangien e aksidenteve fatale lidhet me mosparakalimin në zonat urbane, ku gjithnjë ka lëvizje të këmbësorëve. Nisur nga aksidentet edhe mbi vijat e bardha, urgjenca kombëtare është në të njëjtin mendim me policinë rrugore teksa kërkon respektim të tyre. Dy këshilla të tjera lidhen me pijet alkoolike, apo lëndët narkotike, për të cilat në asnjë rast nuk duhet të drejtoni makinën, pasi është një rrezik për veten dhe të tjerët që përdorin rrugën.

Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09
Top Channel/ Ëndrrat me gërshërë / Historia e berberit në Kukës që refuzoi të emigronte
17/08 12:24
Top Channel/ Plazhi i Kunes në modë /Hapësira të bollshme dhe natyra e qetë ka rritur interesin
17/08 12:16
Top Channel/ Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/Përfitojnë ata që kanë nipt individual, jo debitorë
17/08 12:13
Top Channel/ “Udhërrëfyes” për arsimin e lartë/Universitetet duhet të forcojnë prezencën në internet
17/08 12:09
Top News- Normalizohet situata me zjarret/ Vetëm pesë vatra aktive në gjithë vendin
17/08 12:07
Top News- ‘Gjelbëruan’ malet e Shkodrës / Asgjësohen mijëra bimë hashash, dy të arrestuar
17/08 11:15
Top News- Shiu fik zjarret/ Përmirësohet situata, vetëm tre vatra aktive në vend
17/08 11:08
Top Channel/ Aksident në autostradën Fier–Vlorë/ Përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar
17/08 10:23
Top News – Makinat përplasen ballore. Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre të plagosur
17/08 10:19
Top News- Përndoqi e dhunoi 30-vjeçaren/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, e rrahu në dyqan
17/08 10:18
Top Channel/ Zjarri në Rrogozhinë! Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar
17/08 10:16
Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02