Top News – ‘Shqipëria, jo më gropa e zezë e Europës’. Rama: Imazhi ka ndryshuar tashmë
20/11/2025 12:56

Duke e konsideruar Bashkimin Europian ‘një perandori’ që tashmë ka hapur dyert për Shqipërinë; shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama në një intervistë për Euroneës, foli për planet e zgjerimit të unionit europian. Rama u shpreh se imazhi për Shqipërinë ka ndryshuar në arenën ndërkombëtare, megjithëse problemet me krimin e organizuar vijojnë të jenë prezente. Rama: “Imazhi ka ndryshuar tashmë dhe ndryshon çdo ditë, sepse Shqipëria nuk është më ajo gropa e zezë në mes të Europës. Një gropë ku të gjithë imagjinonin mafie, kriminelë, drogë, prostituta dhe çdo të keqe të mundshme. Tashmë, Shqipëria është një vend rrezatues që vijnë ta vizitojnë miliona e miliona europianë, të cilët e shohin që ajo është një pjesë Europe, e cila duhet të jetë pjesë e mozaikut. Ndërkohë, a kemi ende probleme me krimin e organizuar? Po, kemi. Kush nuk ka? Ja shihni këtë qytet për shembull dhe, prapë, këtu ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. A kemi probleme me drogën? Kush nuk i ka? Sigurisht, na duhet të luftojmë, lufta nuk mbaron kurrë, siç e tregon edhe shembulli i Europës. Europa e ka luftuar drogën pafund, por droga është ende e pranishme në Europë dhe lufta vazhdon.” I pyetur për kiminë e tij të veçantë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, numri një i qeverisë shqiptare u shpreh se historikisht qeveria shqiptare ka pasur marrëdhënie të ngushta me homologët italianë.

Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59