Shqipëria do të dërgojë një përfaqësi prej katër oficerësh shtabi në Gaza në kuadër të angazhimit të saj në Bordin e Paqes. Detajet i dha ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar. Nufi: “Shqipëria do të ketë një përfaqësi në Gaza duke filluar me katër oficera shtabi. Me vajtjen e këtyre katër oficerave të shtabit do të vlerësohet edhe kush do të jetë niveli konkret i trupave që duhet të dërgohen në Gaza, duke përfshirë edhe vendondodhjen konkrete ku këto trupa do të dislokohen.” Nufi i konsideroi të papranueshme qëndrimet e Partisë Demokratike sa i takon kalimit me procedurë të përshpejtuar të kredisë amerikane prej 302 milionë dollarësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas minsitrit për çështje të sigurisë kombëtare nuk duhet të ketë ndasi politike.