Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi takimin e parë me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në cilësinë e kryediplomatit. Ky takim, ka theksuar ministri Hoxha vjen në një moment kur Shqipëria po thellon angazhimin dhe përgjegjësitë e saj brenda Aleancës. “Ndamë të njëjtin qëndrim se, në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, NATO është më relevante dhe më e domosdoshme se kurrë”- ka shkruar Hoxha në një postim në platformën X.