Shqipëria ka marrë dërgesën e pare me sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, I cili shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se sistemet Javelin do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, do të rrisin kapacitetet parandaluese, ndërveprueshmërinë me NATO-n, si dhe sigurinë kombëtare.