Eldorado e re turistike për italianët, kështu e quan Shqipërinë, “Le Parisien”. Bumi i pushuesve në brigjet shqiptare ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes franceze, ku mes të tjerash thekson se gjatë verës kanë pushuar rreth gjysëm milioni italianë. Në shkrim theksohet se kostot e ulta bënë që italianët të braktisin plazhet e jugut të vendit të tyre dhe të pushtonin bregdetin shqiptar.