Top News – Shqipëria e rrezikuar nga covid 19/ Shkak, diabeti me nivelet më të larta në Europë
23/03/2021 12:26

Popullsia e Shqipërisë rezulton me prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit. Përhapja e diabetit ekspozon të prekurit nga fatalitetet si edhe në rastin e pandemisë Covid-19. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi së fundmi studimin “Një vështrim për shëndetin në Europë”, në të cilin raportoi se 9 % e të rriturve në Shqipëri janë me diabet. Nivele të larta të diabetit kishte edhe Turqia, Gjermania, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut, raportohet nga monitor. Diabeti rrit rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe njerëzit me diabet gjithashtu kanë një rrezik më të madh të sëmuren rëndë nëse infektohen nga virusi COVID-19. Ekspertët e shëndetit në vendin tonë pohojnë se diabeti është i nëndiagnostikuar në Shqipëri dhe se nivelet e tij janë shumë më të larta se, se raportimet zyrtare. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) raporton se numri i meshkujve me diabet të diagnostikuar është rritur me shpejtësi që nga viti 2000 në të gjithë Europën. Nga 7.3 milion të prekur në vitin 2000 ato arritën në 16.7 milion në 2019. Numri i grave me diabet është rritur gjithashtu dukshëm, duke arritur në 15.6 milionë në vitin 2019 në krahasim me 9.5 milion në vitin 2000. Burrat janë më të prirur për të zhvilluar diabet për shkak të faktorëve biologjikë. Diabeti është më i përhapur tek të moshuarit, pasi 19.3 milion njerëz të moshës 60-79 vjeç raportohen se kanë diabet në të gjithë vendet e BE, krahasuar me 11.3 milion njerëz të moshës 40-59 dhe vetëm 1.7 milion të moshës 20-39. Prevalenca e diabetit midis të rriturve ishte 6.2% në vendet e BE në 2019. Normat varionin nga mbi 9% ose më shumë në Qipro, Portugali dhe Gjermani në më pak se 4% në irlandë dhe Lituani.

Top News – Në ‘fortesën’ e Ukrainës që e do Putini/Rusia mund të humbasë 2 milionë trupa nëse sulmon
24/08 16:31
Top Channel/ “Daullet në ahet e Shebenikut/ Turizmi në Përrenjas, banorët krenohen me ushqimin bio
24/08 15:21
Top Channel/ Aplikimi për skemën e Investimeve/ Në Lushnjë ka nisur regjistrimi nga fermerët
24/08 15:15
Top Channel/ “Anglia ka mbaruar” Sunday Times, shqiptarët kthime vullnetare nga shteti ishull
24/08 15:02
Top Channel/ Arrestimet për trafik droge/ Një 56 vjeçar u prangos në Belgjikë me kërkesë të Holandës
24/08 14:56
Top Channel/ Pronari plagos klientin/ Lushnjë, sherri nisi se klienti i dehur fyeu kamerieren
24/08 14:54
Top Channel/Përplasja me armë në Vorë/Dy të rinj vodhën dhe qëlluan drejt uniformave blu të Durrësit
24/08 14:53
Top News-Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji. Homazhe në Universitetin e Arteve në nder të tij
24/08 14:48
Top Channel/ Siguria në det! Kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, bllokohen 20 mjete lundruese
24/08 14:46
Top Channel/ Digjet banesa në Elbasan, u rrezikuan godinat ngjitur! Shkak dyshohet…
24/08 13:45
Top Channel/ Gjenden rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht 3 kryetarë fshatrash
24/08 13:44
Top Channel/ I ati ekzekutoi nënën së saj, trondit e bija e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami, por…
24/08 13:14
Top Channel/ Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit, arrestohet 51-vjeçari në Fier
24/08 12:45
Top Channel/ Mbledh fiq për të blerë libra / Historia e 14-vjeçares që zgjohet që në 6 të mëngjesit
24/08 12:21
Top Channel/ Vlorë, protestë për rrugët/ Banorët e disa fshatrave kanë bllokuar rrugën për 30 minuta
24/08 12:19
Top Channel/ Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve
24/08 12:19
Top Channel/ Ikin emigrantët / Pushimet drejt fundit, 28 mijë udhëtuan drejt Italisë gjatë një jave
24/08 12:15
Top Channel/ Durrës, plumba policisë/ Dy të rinj kishin vjedhur dhe qëlluan drejt uniformave blu
24/08 12:14
Top Channel/ Arrestimet për trafik droge/ Një 56 vjeçar u prangos në Belgjikë me kërkesë të Holandës
24/08 12:14
Top News – 35 vjet pa rrugë! Protestë në Vlorë, banorët bllokojnë qarkullimin, kërkojnë investime
24/08 12:11