Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër të Momentit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për Agjendën 2030 dhe integrimin në Bashkimin Europian, si pjesë e një procesi të vetëm transformimi. Që nga viti 2018, varfëria ka rënë nga 23,7% në 19%, vdekshmëria foshnjore është përgjysmuar dhe mbi 95% e shërbimeve publike ofrohen online. Pothuajse e gjithë energjia elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme, ndërsa gratë përfaqësojnë 35% të Kuvendit dhe afro 50% të kabinetit qeveritar.