Top News – Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut/ Borrel: Nuk do veçohen nga procesi i anëtarësimit
10/05/2021 22:53

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se duhet çuar përpara procesi i negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi se nuk ka pasur synim për veçimin e tyre në këtë proces. Zoti Borrell i bëri këto komente pas takimit që zgjati 7 orë mes ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të cilët diskutuan mes çështjesh tjera, situatën në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se ministrat u pajtuan se Ballkani Perëndimor është rajon me rol thelbësor gjeo-strategjik për Bashkimin Evropian dhe ritheksuan ardhmërinë evropiane të gjithë rajonit. “Po kjo nuk ka të bëjë vetë më procesin e zgjerimit, por duam të sigurohemi se jemi politikisht të angazhuar me partnerët tanë që nga trajtimi i pandemisë së COVID-19, vaksinimin, bashkëpunimin ekonomik, trajtimin e ndikimeve të jashtme, mbrojtjen nga dezinformimin etj”, tha ai duke nënvizuar se pati një pajtim të gjerë për nevojën e Ballkanit Perëndimor që të forcojë reformat evropiane. Sipas kryediplomatit te BE procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut duhet të shkojë përpara. “Aasnjëherë nuk ka pasur synim për veçimin e tyre në këtë proces”, tha ai. Javën e kaluar, komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi, la të hapur mundësinë që Shqipëria të veçohet nga Maqedonia e Veriut, apo që e para të nisë negociatat për anëtarësim. Bashkimi Evropian dha dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por kundërshtimi i Bulgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, e pamundësoi hapjen e tyre. Borell tha se gjatë diskutimeve të hënën është kërkuar nga ministrat e Jashtëm përparim “për liberalizimin e vizave për Kosovën”, që është vendi i vetëm në Evropën Juglindore që ndodhet jashtë regjimit të udhëtimit pa viza. “Po ashtu pati edhe pritje të qarta për rifillimin e shpejtë të bisedimeve Beograd – Prishtinë, që siç e dini, do të rifillojnë para fundit të muajit qershor, siç jemi pajtuar me kryeministrin e Kosovës së fundmi”, tha zoti Borrell. Më herët u bë publike edhe letra që Këshilli Europian u dërgonte kërkuar vendeve anëtare të BE që të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48