Lëvizja “Shqipëria Bëhet” vijon turin e saj të takimeve me qytetarët, teksa stacioni i radhës ishte qyteti i Beratit. Në fjalën e tij para qytetarëve të Beratit, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj u ndal te problematikat më të mëdha që shqetësojnë zonën, teksa theksoi se askush në Berat nuk përfiton nga pasuritë natyrore si nafta e Kuçovës apo tokat bujqësore, si dhe shpjegoi qëllimet e lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’.