Dera e Bashkimit Europian për Shqipërinë do të hapet zyrtarisht sot, duke e nxjerrë vendin tonë nga dhoma e pritjes së familjes europiane, 8 vite pas marrjes së statusit kandidat. Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut mbyllin një kapitull betejash të hidhura politike, herë brenda vendit dhe herë me vendet e tjera anëtare të unionit, dhe me mbajtjen e konferencës së përbashkët qeveritare, hapin një faqe të re.