Një delegacioni i OSBE/ODIHR mbërriti në Tiranë me një axhendë të ngjeshur, ku një më kryesoret ishte takimi me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në thelb të takimit ishte njohja e delegacionit me përgatitjet e deritanishme të procesit zgjedhor, ku në këto zgjedhje ka edhe risi teknologjike, sikurse është identifikimi elektronik, por edhe vota e emigrantëve.