Çështja e Kosovës ka përplasur një ditë më parë ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ambasadori rus Vasily Nebenzya, në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së vendosi një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës në Kosovë, për çka akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.