Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për organizimin e patrullimeve të përbashkëta në territorin shqiptar, gjatë sezonit turistik veror 2025. Kjo marrëveshje synon të përballojë fluksin e shtuar të qytetarëve dhe mjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë në muajt e verës.