Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka njoftuar mbi marrëveshjen e nënshkruar në takimin me Ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje zyrtarisht, Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në qytetin e Strugës.