Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID 19. Një prej masave është vendosja e maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancimin fizik; kujdesi për higjenën vetjake dhe mbi të gjitha vetëizolimi në rastet e dyshimeve sit ë prekur me koronavirus.