Top News – Shqetësim në SHBA/ Blinken-Kina po bëhet gjithnjë e më agresive
03/05/2021 11:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Kina po vepron gjithnjë e më agresivisht jashtë vendit, ndërsa brenda është bërë edhe më shtypëse. Në një intervistë për CBS Neës, Blinken tha se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar, që bazohet në rregulla. Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë së koronavirusit. I pyetur se çfarë konsideron si qëllim afatgjatë të Pekinit, Blinken tha: “Mendoj se me kalimin e kohës, Kina beson se mund të jetë, duhet të jetë dhe do të jetë vend dominues në botë. Por, konfrontimi ushtarak “është thellësisht kundër interesave të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara Blinken tha se qëllim i SHBA-së nuk është ta frenojë Kinën, por të ruajë rendin e bazuar në rregulla, të cilin “Kina po e sfidon”. Kina, mes tjerash, është akuzuar edhe për rritje të tensioneve me Tajvanin dhe abuzim të pakicës myslimane ujgure. Blinken nuk e quajti Kinën armike, edhe pse SHBA-ja e ka akuzuar Pekinin më herët për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe të pronës intelektuale. Kryediplomati amerikan ndodhet në Londër për takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës - grupit të vendeve më të industrializuara.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB