Libri i një gazetari francez të revistës Paris Match ka mbushur me artikuj mediat ndërkombëtare mbi arsyen e shuplakës së famshme të Brigitte Macron ndaj Presidentit francez, Emmanuel Macron. Në librin në fjalë ngrihen pretendime se Brigitte e ka zënë mat presidentin francez teksa flirtonte me mesazhe me aktoren iraniane, Golshifteh Farahani. Sipas pretendimeve të publikuara në libër, marrëdhënia mes tyre ka zgjatur për disa muaj dhe përfshinte shkëmbime mesazhesh personale, ku thuhet se Presidenti Macron i ka shkruar ndër të tjera se ishte shumë e bukur.