Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka kërkuar për një takim me Donald Trump për të zgjidhur cështjen më sensitive në një marrëveshje të ardhshme paqeje me rusinë, si psh kontrollin e territorit. Zelenski tha të mërkurën se delegacionet ukrainase dhe amerikane i ishin afruar finalizimit të planit me 20 pika në bisedimet gjatë fundjavës në Majemi. Zelenski tha se një plan i ri për t'i dhënë fund luftës mund të ngrijë vijën e frontit, duke lejuar krijimin e zonave të demilitarizuara. Presidenti ukrainas tha se plani 20-pikësh i rënë dakord me SHBA-në është ende nën shqyrtim të Kremlinit, megjithëse Rusia nuk ka gjasa të heqë dorë nga kërkesat territoriale. Ai shtoi se ka ende pika në këtë propozim të fundit që nuk i pëlqejnë. Megjithatë, duket se Kievi ka qenë në gjendje të largohet nga plani origjinal 28-pikësh i cili favorizonte shumë Rusinë. Ky plan kërkonte që Ukraina të tërhiqej nga 20 përqind e rajonit të Donetskut që aktualisht kontrollon.