Top News – Shpresa për hapjen e qeverisë / SHBA 40 ditë pa fonde, senati shtyn projektligjin
10/11/2025 11:39

Senati amerikan ka çuar përpara një projektligj që synon hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka prekur pagat e shumë punëtorëve federalë, i ka vonuar ndihmat ushqimore dhe e ka penguar udhëtimin ajror. Senatorët e kanë miratuar një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të amandamentohet për ta financuar Qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë të tri projektligjeve për financim të agjencive federale. Nëse Senati e miraton dokumentin me ndryshime, ai duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe duhet t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrim, proces që mund të marrë disa ditë. Nën marrëveshjen e arritur me disa demokratë, që janë ndarë nga partia për këtë çështje, republikanët janë pajtuar të votojnë në dhjetor për t’i vazhduar subvencionet për sigurimet shëndetësore për një kategori të shoqërisë. Këto subvencione, të cilat u ndihmojnë amerikanëve me të ardhura të ulëta për të paguar sigurim shëndetësor privat, skadojnë në fund të vitit, dhe kanë qenë në krye të betejës së demokratëve për financim të Qeverisë. Dokumenti të dielën në Senat ka përparuar me votim të thjeshtë – 60 vota. “Duket se jemi shumë afër përfundimit të mbylljes së Qeverisë”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të mbahej votimi. Projektligji do t’ua pamundësonte agjencive federale që të largonin nga puna punëtorë deri më 30 janar, një fitore kjo për sindikatat e punëtorëve dhe aleatët e tyre. Kur senatorët të mblidhen të hënën, liderët republikanë do të tentojnë të arrijnë marrëveshje dypartiake për t’i shmangur disa rregulla të Senatit dhe për ta çuar përpara në shpejtësi projektligjin. Senatit do t’i duhet edhe java tjetër për t’i përmbushur të gjitha procedurat para votimit përfundimtar, që do t’i jepte fund mbylljes fundjavën tjetër.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01