Nevoja e madhe për kokainë në Europë, ka bërë që trafikantët të mendojnë dhe për metoda të reja të transportit. Teksa jemi mësuar kryesisht me fshehjen e drogës në konteniere me banane, fruta të tjera apo deri në përzierje me pleh kimik, së fundmi janë kapur 115 kg kokainë e fshehur në pllaka betoni. Sasia e drogës u zbulua në Arlon, në juglindje të Belgjikës, ndërkohë që u arrestuan 9 persona pjesë e grupit të njohur kriminal serb Kavacc.