Një tragjedi është shmangur pasditen e kësaj të enjteje në ujërat greke, duke shpëtuar jetën e 59 emigrantëve që ndodheshin në det, rreth 46 milje detare në veriperëndim të Kala Limenas. Emigrantët u identifikuan nga një dron i Frontex. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë ndërhyri një anije e Fortex, e cila me ndihmën e tre anijeve që ndodheshin në kalim arriti të shpëtojë të gjithë personat në bord. Emigrantët janë transferuar në strehën e peshkimit në Kala Limenas, përpara se të çohen në Heraklion, ku edhe do të kryhen procedurat përkatëse.