Personi që drejtoi një Tesla Cybertruck, që shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas, ishte një ushtar i forcave speciale amerikane dhe qëlloi veten para shpërthimit, sipas zyrtarëve amerikanë. Policia e Las Vegasit ka identifikuar Matthew Alan Livelsberger, 37 vjeç nga Kolorado Springs si drejtuesin e automjetit, që e kishte marrë me qira.