Forcat speciale ukrainase janë përgjegjëse për serinë e shpërthimeve vdekjeprurëse në të cilat u shkatërruan pjesë të një bazë të rëndësishme ajrore ruse në Krime, duke vrarë një person e duke plagosur 14 të tjerë. Lajmi konfirmohet nga një zyrtar i qeverisë ukrainase. Sipas forcave ajrore ukrainase 10 avionë ushtarakë rusë u shkatërruan në sulmin që një zyrtar anonim, në një intervistë për Uashington Postin, tha se ishte kryer nga forcat speciale pavarësisht se një ditë më parë u pretendua se rraketa me rreze të gjatë veprimi mund të ishin përdorur.