Shpërthime të shumta janë raportuar në disa zona të Iranit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të tensioneve dhe rrezik lufte në rajon. Në qytetin portual Bandar Abbas, në Gjirin Persik, një person humbi jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi. Sipas dëshmitarëve okularë, të paktën edhe një tjetër shpërthim është raportuar në afërsi të Teheranit.