Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e të hënës në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën – thanë dy dëshmitarë për agjencinë e lajmeve Reuters. Dëshmitarët folën për shpërthime të fuqishme dhe për dritare që shkundeshin... Agjencia ruse e lajmeve, RIA, citoi zyrtarë lokalë që thonin se bëhej fjalë për shpërthime municionesh në një landfill. Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vjacheslav Gladkov, tha se në një incident të ndarë, forcat ukrainase kishin qëlluar të hënën mbi fshatrat kufitare.