Top News/ Shpërthime për dekada e shekuj / Vullkani islandez tremb sërish, llavë e zjarr nga krateri
23/08/2024 12:53

Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të gjashtë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë përmes një çarjeje të re në krater, në gadishullin Reykjanes. Imazhet video nga vendngjarja tregonin llavën e zjarrtë që shpërthente nga një carje e gjatë, duke ndricuar qiellin e natës e duke lëshuar tym. “Një shpërthim vullkanik ka filluar. Një çarje është hapur në lindje të Silingarfell-it", tha zyra meteorologjike islandeze në një deklaratë, duke shtuar se shpërthimi kishte nisur në orën 21:26 minuta, sipas orës lokale, pas një serie tërmetesh. Zyrtarët fillimisht thanë se gjatësia e carjes në krater ishte 1.4 km ndërsa më vonë, lëshuan një deklaratë tjetër ku thuhej se carja kishte arritur deri në 3.9 km në vetëm 40 minuta. Zyrtarët thanë se ka ende aktivitet të konsiderueshëm sizmik në skajin verior të carjes, më shumë se një orë pas fillimit të shpërthimit. Aeroporti kombëtar i Islandës tha se fluturimet drejt dhe nga Islanda po funksiononin normalisht pavarësisht shpërthimit. Shpërthimi më i fundit në gadishullin Reykjanes, ku jetojnë 30 mijë banorë ose gati 8% e popullsisë totale të vendit, përfundoi më 22 qershor pasi lëshoi llavë për plot 24 ditë. Shpërthimet tregojnë sfidën me të cilën përballet vendi ishullor me rreth 400,000 banorë, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se gadishulli Reykjanes mund të përballet me evente të tilla, të përsëritura, për dekada apo edhe shekuj.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55