Një sërë incidentesh të rënda kanë tronditur të martën Veriun e Kosovës, pasi zyrtarët e KQZ vizituan komunat me shumicë serbe në përgatitje të zgjedhjeve të ardshme lokale. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ngriti alamrin se njoftoi se gjatë qendrimit të zyrtarëve të KQZ në komunat e Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ka patur të shtëna me armë si dhe shpërthime.