Nga zjarri në një depo municioni në Krime të martën u plagosën dy persona, që vjen një javë pas një serie shpërthimesh në një bazë ajrore në gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia. Zjarri dhe shpërthimet tronditën fshatin Mayskoye të Krimesë herët të martën, raportuan mediat ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një zjarr shpërtheu në një "vend për ruajtjen e përkohshme të municioneve të një prej njësive ushtarake". “Si rezultat i zjarrit, municioni i depozituar shpërtheu”, tha ministria, duke shtuar se nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin.