Një bombë ka shpërthyer në hyrjen e një xhamie në Kabul duke i marrë jetën disa civilëve, tha një zëdhënës i talebanëve. Bomba kishte në shënjestër xhaminë Eidgah, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabidullah Mujahid. Luftëtarët talebanë nuk u lënduan nga shpërthimi – tha zëdhënësi Bilal Karimi.