17 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një fabrikë kimike në provincën perëndimore Ryazan të Rusisë. Mediet vendase bëjnë me dije se 16 persona u nxorën të pajetë nga rrënojat e fabrikës, ndërsa një tjetër humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në spital.