Top News – Shpërthim në qendër në Moskës / Ekzekutohet ukrainasi që luftonte kundër Kievit
03/02/2025 13:57

Një bombë shpërtheu në hollin e një blloku apartamentesh luksoze në Moskë, duke vrarë një udhëheqës paraushtarak pro-rus nga Ukraina lindore së bashku me truprojën e tij. Bomba shpërtheu pikërisht kur ai, bashkë me truprojën, hynë në hollin e kompleksit rezidencial, të hënën, raportuan mediat ruse. Agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar shërbimet e sigurisë, raportoi se shpërthimi ishte një sulm ndaj Armen Sarkisyan, kreut të federatës së boksit në Donetskun e pushtuar nga Rusia dhe themeluesit të një batalioni që luftonte kundër Ukrainës. Sarkisyan u dërgua në spital në gjendje kritike por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra ndërsa truproja e tij u vra në vendngjarje, tha Tass. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, të cilin shërbimet ruse të sigurisë e përshkruan si një atentat të shënjestruar. Ukraina ka vënë në shënjestër dhjetëra oficerë ushtarakë rusë dhe zyrtarë të instaluar nga Rusia, të cilët Kievi i ka akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në vend. Megjithatë, pak dihet për celulat klandestine të rezistencës ukrainase që veprojnë në Rusi dhe zonat e kontrolluara nga Rusia. Kievi lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Sarkisian në vitin 2014 për dhunën kundër protestuesve pro BE-së gjatë kryengritjes së Maidanit. Shërbimet e sigurisë ukrainase e përshkruajnë Sarkisyan si një "autoritet kriminal" me lidhje me ish-presidentin Viktor Janukoviç, i cili u arratis në Rusi në 2014. Ai fitoi vëmendje të mëtejshme në Rusi si themeluesi i batalionit "Arbat", një nga shumë njësitë ushtarake jo të rregullta që kanë luftuar së bashku me ushtrinë ruse që kur Putin nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. Nëse do të merrej përsipër nga Kievi, sulmi do të përbënte operacionin më të fundit nga shërbimi i sigurisë së ukrainës, SBU, thellë pas linjave të armikut, që synon të mbjellë panik dhe frikë mes figurave të larta të Kremlinit dhe ushtarakëve. Në dhjetor, Ukraina tha se ajo qëndronte pas vrasjes së gjeneral-lejtantit Igor Kirillov, kreut të njësisë së armëve kimike dhe biologjike të ushtrisë ruse, që u vra së bashku me ndihmësin e tij kur shpërtheu një bombë e fshehur në një skuter elektrik teksa të dy ata po dilnin nga një ndërtesë në një zonë banimi në juglindje të Moskës.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB